Ne fokus ! Leksione per Shtetin Libraria per shtetin Dossier per Politat Publike Integirimi Europian Image Map

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Thënie për Shtetin

220px-RuggeroBonghiNjë burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.Ruggiero Bonghi
degaulleSi mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?Charles De Gaulle
valerypaulNëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.Paul Valéry
220px-Karl_PopperKemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisëKarl Popper
montesquieuShteti, domethënë një shoqëri që ka ligje.Charles de Montesquieu
220px-John_Stuart_MillNjë shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.John Stuart Mill
charles-maurras-300x187Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.Charles Maurras
malatestaShteti është si feja, vlen nëse njërzit e besojnë.Errico Malatesta
220px-Börne,_LudwigNëse natyra do të kishte kaq ligje sa ka Shteti, edhe Zoti do të mund t’a qeveristeLudwig Börne
bakuninDemokracia përfaqësuese bashkon në vetvehte dy kushte kryesore të nevojshme për zhvillimin e saj: centralizimi i shtetit dhe nënshtrimi real i popullit sovran ndaj minorancës intelektuale që e qeveris, që pretendon se e përfaqëson dhe që e shfrytëzon në mënyrë të pagabueshmeMikail Bakunin
woodrow-wilsonHistoria e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të ShtetitWoodrow Wilson
bismarkNjë burri të vërtetë shteti, kur ndodh t’i mungoj armiku, duhet ta shpiki atëOtto von Bismark
aristotelNjë shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.Aristotele
voltaireAsnjëherë një Shtet i madh është formuar thjesht prej shumë shtetesh të vegjël; ai është vepër e politikës, e kurajos, dhe sidomos e kohës.Voltaire
225px-HarryTrumanDetyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.Harry S. Truman
Harold+MacmillanKur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.Harold Macmillan

Vendos adrese E-maili:

Shperndahet nga CuriaWEB

Politikat Sociale

 

Politikat Sociale

Politikat sociale mbulojnë të gjitha dispozitat dhe masat që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv, ose që kërkojnë të favorizojnë mirëqënien e grupeve më të brishta të shoqërisë.Sipas Thomas Humphrey Marchall, “politika sociale konsiston në përdorimin e pushtetit politik për të zëvëndësuar, plotësuar ose ndryshuar mekanizmat e sistemit ekonomik me synim për të arritur rezultate që sistemi vet nuk mund t’i arrinte”. Sipas OECD, “Një politikë sociale efikase ndihmon individët të jetojnë pa ankthe dhe të përshtatenme mundësitë e reja të rritjes ekonomike. Në të kundërtën, një politikë e keqe sociale është sinonim i mbetjes në varfëri ose i përjashtimit social”.
Në kuptimin e ngushtë, politika sociale përcakton masat që shërbejnë drejtpërdrejt në luftën kundër varfërisë ose parandalimit të saj, në rradhë të parë sigurimet shoqërore dhe ndihma shoqërore, si dhe pagesa të tjera në mvartësi të burimeve të mundëshme. Në kuptimin e gjërë, fusha të tjera përfshihen gjithashtu në politikën sociale, të tilla si politika e tregut të punës dhe e punësimit, politika e arsimimit, e shëndetit, e strehimit, ose edhe e politika fiskale.Shteti Social (Etat-Providence) është një koncept i shtetit që nënkupton kryerjen e funksioneve të ndërhyrjes dhe të rregullimit në fushat ekonomike dhe sociale. Kjo shprehet nëpërmjet një tërësi masash që kanë për qëllim rishpërndarjen e pasurive dhe marrjen në ngarkesë të reziqeve të ndryshme sociale, si sëmundjet, varfërinë, pleqëria, punësimi, familja. Shteti Social bazohet mbi solidaritetin midis grupeve shoqërore të ndryshme dhe në kërkimin e drejtësisë sociale.Në një Shtet-Social, objektivat e politikës sociale përfshijnë:- drejtësinë sociale (paanësia, barazia e shanseve)- sigurimin shoqëror (mbrojtjen kundër rreziqeve të mëdha të ekzistencës)- paqen sociale- rritjen e prosperitetit dhe pjesmarrjen më të gjërë në këtë prosperitet të përbashkëtJanë 4 misione të mëdha që mund të realizohen nëpërmjet politikës sociale:- misioni rishpërndarës: është shteti-Social që duhet të garantoj solidaritetin midis qytetarëve të tij,- misioni i aftësimit: që shërben si instrumente përmes të cilave njërzit menaxhojnë shanset e tyre (barazia e shanseve, shëndetësia, arësimi, etj)- misioni regullator: që ka lidhje me vendosjen e rregullave, si të drejtën e punës,- misioni mbrojtës: që synon ruajtjen e dinjitetit njërzor, si për shëmbull, të drejtat themeloreSfidat e politikave sociale janë: puna, punësimi, formimi profesional, mbrojtja sociale dhe sigurimi shëndetësor, arsimi, personat në vështirësi (lypsit, të pastrehët, etj), personat e moshuar.Përveç politikave sociale të përgjithshme, në një numër vendesh, janë zhvilluar edhe ndërhyrje specifike me destinacion personat në vështirësi. Lufta kundër përjashtimit ka sjellë zhvillimin e politikave të ndihmës sociale (mbështetja është e detyrueshme nëse personat plotësojnë kriteret e fiksuara për një përfitues) dhe të veprimit social (mbështetja është fakultative). E drejta e sigurimit shoqëror plotësohet kështu prej së drejtës së ndihmës sociale.


Ky dossier përmban ..