Ne fokus ! Leksione per Shtetin Libraria per shtetin Dossier per Politat Publike Integirimi Europian Image Map

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Thënie për Shtetin

bismarkNjë burri të vërtetë shteti, kur ndodh t’i mungoj armiku, duhet ta shpiki atëOtto von Bismark
valerypaulNëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.Paul Valéry
220px-Börne,_LudwigNëse natyra do të kishte kaq ligje sa ka Shteti, edhe Zoti do të mund t’a qeveristeLudwig Börne
220px-Karl_PopperKemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisëKarl Popper
bakuninDemokracia përfaqësuese bashkon në vetvehte dy kushte kryesore të nevojshme për zhvillimin e saj: centralizimi i shtetit dhe nënshtrimi real i popullit sovran ndaj minorancës intelektuale që e qeveris, që pretendon se e përfaqëson dhe që e shfrytëzon në mënyrë të pagabueshmeMikail Bakunin
montesquieuShteti, domethënë një shoqëri që ka ligje.Charles de Montesquieu
220px-RuggeroBonghiNjë burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.Ruggiero Bonghi
malatestaShteti është si feja, vlen nëse njërzit e besojnë.Errico Malatesta
220px-John_Stuart_MillNjë shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.John Stuart Mill
aristotelNjë shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.Aristotele
charles-maurras-300x187Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.Charles Maurras
Harold+MacmillanKur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.Harold Macmillan
degaulleSi mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?Charles De Gaulle
225px-HarryTrumanDetyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.Harry S. Truman
voltaireAsnjëherë një Shtet i madh është formuar thjesht prej shumë shtetesh të vegjël; ai është vepër e politikës, e kurajos, dhe sidomos e kohës.Voltaire
woodrow-wilsonHistoria e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të ShtetitWoodrow Wilson

Vendos adrese E-maili:

Shperndahet nga CuriaWEB

Buxheti i Shtetit


Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit sipas strukturës 2000 – 2013

Të ardhurat totale të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jotatimore dhe ndihmat e dhëna nga qeveritë e shteteve të huaja apo donatorët.
Të ardhurat tatimore vijnë nga tatimet dhe doganat, pushteti lokal dhe fondet speciale. Të ardhurat jotatimore janë të ardhura që vijnë nga veprimtaria ekonomike e ndërmarrjeve publike dhe nga prona publike, nga shërbimet administrative dhe të ardhurat dytësore.
Të ardhurat buxhetore në total paraqiten rritëse vit pas viti, ku përjashtim bëjnë dy vitet e fundit, në të cilët kemi një rënie vjetore me 0.5% të këtyre të ardhurave. Kundrejt vitit 2011, viti 2013 shënoi një rënie në vlerë prej 1.824 mld. Në vitin 2011 janë mbledhur më shumë të ardhura buxhetore ndër vitet e marra në shqyrtim, shumë kjo që arrin në 330,46 mld lekë. Të ardhurat e marra nga ndihmat luhaten shumë përgjatë viteve, ku të ardhurat më të mëdha janë marrë në vitin 2001 dhe më të ulëtat shënohen në vitin 2007.
Në vitin 2011 u arrit vlera më e lartë e të Ardhurave Tatimore të mbledhura përgjatë këtyre viteve, vlerë e cila arrinte në 303,92 mld lekë. Të Ardhurat Jotatimore kanë pësuar ulje ngritje gjatë viteve, duke mos ndjekur një trend rritës apo rënës të caktuar. Në vitin 2010 janë realizuar të ardhurat më të mëdha prej 31,55 mld lekësh, ndërsa në vitin 2005 janë realizuar të ardhurat më të ulëta prej 14,178 mld lekësh.

Në vitin 2013 janë realizuar 328,62 mld lekë të ardhura buxhetore, nga të cilat 5,665 mld lekë vijnë nga ndihmat, 301,40 mld lekë vijnë nga të ardhurat tatimore dhe 21,554 mld lekë nga të ardhurat jotatimore. Të Ardhurat Tatimore zënë peshën kryesore të të ardhurave buxhetore me 91.7% të tyre, të Ardhurat Jotatimore zënë 6.6% dhe ndihmat zënë 1.7%.

Të Ardhurat Tatimore janë zëri me peshë më të madhe në të ardhurat buxhetore dhe si i tillë paraqet interes të veçantë. Pesha mesatare e të Ardhurave Tatimore përgjatë këtyre viteve arrin rreth 88% të totalit të të ardhurave. Vetë të Ardhurat Tatimore ndahen në tre grupe kryesore të ardhurash që janë: të ardhurat nga tatimet dhe doganat, të ardhurat nga pushteti lokal dhe të ardhurat nga fondet speciale.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që mblidhen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qendrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera. Secila prej kategorive të lartpërmendura rregullohet me ligj të veçantë. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë ardhur rritëse deri në vitin 2011, ku janë realizuar dhe të ardhurat më të mëdha me 235,50 mld lekë, ndërsa dy vitet e fundit këto të ardhura paraqiten në rënie. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë zënë mesatarisht përgjatë këtyre viteve rreth 76% të totalit të të ardhurave tatimore.
Specifikisht, të ardhurat nga TVSH-ja zënë pothuajse gjysmën e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Këto të ardhura kanë shënuar rritje deri në vitin 2011, i cili përkon dhe me vitin ku janë realizuar të ardhurat më të larta nga ky zë me rreth 119,18 mld lekë. Në dy vitet e fundit tendenca paraqitet në rënie. Tatimi mbi fitimin tregon një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2006, vit në të cilin janë realizuar dhe të ardhurat më të larta me rreth 22,25 mld lekë. Pas këtij viti të ardhurat nga tatim fitimi kanë ardhur në rënie, përveç një përmirësimi në vitin 2011. Të ardhurat nga akciza janë rritur vit pas viti deri në vitin 2011, ku janë realizuar të ardhurat më të larta me rreth 40,403 mld lekë. Pas këtij viti këto të ardhura kanë ardhur në rënie.
Tatimi mbi të ardhurat personale duket se është zëri me një qëndrueshmëri të vazhdueshme në rritje. Të ardhurat më të larta janë realizuar në vitin që lamë pas me një vlerë rreth 29,570 mld lekë. Të njëjtin trend paraqesin dhe të ardhurat nga taksat kombëtare. Të ardhurat më të larta u realizuan vitin 2012 me një vlerë rreth 28,67 mld lekë, por rënia në vitin 2013 është shumë e ulët. Të ardhurat nga taksat doganore kanë pësuar rritje të lehta deri në vitin 2006, vit në të cilin janë realizuar dhe të ardhurat më të mëdha nga ky zë me rreth 13,99 mld lekë. Pas këtij viti këto të ardhura janë në rënie të vazhdueshme.
Përsa i përket vitit 2013, peshën më të madhe të të ardhurave nga tatimet dhe doganat e kishin të ardhurat nga TVSH-ja me rreth 49%, më pas të ardhurat nga akciza me 17%, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13%, të ardhurat nga taksat nacionale me 12%, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin me 7% dhe të ardhurat nga taksat doganore me vetëm 2%.

Të ardhurat nga pushteti lokal janë të ardhura që mblidhen dhe administrohen nga organet e qeverisjes lokale. Këto të ardhura përfshijnë tatimin mbi pasurinë, tatimin mbi biznesin e vogël dhe taksa të tjera lokale, të rregulluara me ligjin Nr. 9632 datë 30.10.2006. Duke filluar nga data 1 Janar 2014 ky ligj ka pësuar disa ndryshime që lidhen me tatim fitimin mbi biznesin e vogël, ku ajo që vlen të theksohet është fakti që tatimi mbi biznesin e vogël tashmë i quajtur “Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël” do të vlerësohet, mblidhet, kontrollohet, arkëtohet dhe transferohet në llogaritë e buxhetit të qeverisjes vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet drejtorive të saj rajonale. (Ligji Nr. 181/2013)
Të ardhurat nga pushteti lokal zënë rreth 4.5% të të ardhurave tatimore ose 4% të të ardhurave buxhetore. Këto të ardhura kanë pësuar rritje deri në vitin 2009, vit ku janë realizuar dhe të ardhurat më të mëdha prej 12,14 mld lekësh. Pas këtij viti të ardhurat nga pushteti lokal kanë ardhur në rënie. Për vitin 2013, 59% e të ardhurave nga pushteti lokal erdhën nga tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël, 23% nga taksat lokale dhe pjesa tjetër prej 18% nga tatimi mbi pasurinë (ndërtesat).

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat që vijnë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të ardhurat për kompensimin në vlerë të pronarëve. Të ardhurat nga këto fonde përbëjnë rreth 19% të të ardhurave tatimore. Këto të ardhura kanë ardhur në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2013 janë realizuar të ardhurat më të larta me vlerë 60.03 mld lekë.

Të ardhurat jotatimore janë të ardhura që vijnë nga veprimtaria ekonomike e ndërmarrjeve publike dhe nga prona publike, nga shërbimet administrative dhe të ardhurat dytësore. Këtu përfshihen zëra si fitimi i Bankës së Shqipërisë, të ardhura nga veprimtaria ekonomike e institucioneve buxhetore, të ardhura nga dividendi, të ardhura nga tarifat e shërbimeve administrative, kombëtare dhe vendore dhe të ardhura të tjera ku mund të përmendim gjobat, kamatëvonesat, sekuestrimet etj. Këto të ardhura zënë rreth 9.3% të totalit të të ardhurave buxhetore. Përgjatë viteve kemi ulje ngritje të vazhdueshme të tyre, ku në vitin 2010 janë realizuar dhe të ardhurat më të larta prej 31,55 mld lekë.

Borxhi për frymë në vitet 2010-2014

Borxhi publik për frymë llogaritet si raport i stokut total të borxhit ende të pashlyer në një vit të caktuar me popullsinë e regjistruar për atë vit. Në terma të thjeshtë, ai shpreh mesatarisht “sa borxh publik mbart” secili prej nesh apo “sa i takon të shlyejë” nga borxhi i marrë ndër vite nga qeveritë. Duke ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2014, kemi grafiket sipas viteve në vijim:

Ecuria e tij ka qënë në rritje nga viti në vit, sidomos në dy vitet e fundit: 2013-n dhe parashikimin për vitin 2014, në të cilat ritmet e rritjes kanë qënë më të larta. Për vitin 2013 borxhi për frymë shënon 326 999 lekë apo 11.16% më shumë se sa në vitin 2012.

Në 2014-n pritet që kjo vlerë të arrijë në 370 224 lekë, që është 13.22% më shumë se një vit më parë apo 43 226 lekë që i shtohen borxhit për frymë që mbarte cdo banor i Shqipërisë në 2013-n. Kjo do të thotë se një familjeje mesatare prej 4 personash në vitin 2014 i është rritur borxhi me 172 904 lekë, për të arritur në nivelin 1 480 896 lekë.

Në ecurinë e borxhit për frymë ndikon në të njëjtën kohë stoku i borxhit dhe popullsia. Grafiku në vijim jep trendin e tyre, duke pasqyruar qartë se rritja e stokut të borxhit është faktori mbizotërues që shpjegon rritjen e borxhit për frymë nga viti në vit. Megjithatë, edhe tkurrja e popullsisë ka ndikuar në rritjen e borxhit për frymë, por në masë shumë më të vogël se sa rritja e stokut të borxhit.

Borxhi total për vitin 2014 është rritur me rreth 120,4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2013, ndërsa rritja 2012-2013 ishte rreth 83,7 miliardë lekë. Përvec huamarrjes për të mbështetur buxhetin dhe projektet e huaja, këtë vit në rritjen e borxhit ka ndikuar edhe përfshirja e pagesës së detyrimeve të prapambetura për 35 miliardë lekë (sipas tabelës shoqëruese të Buxhetit të Konsoliduar), e cila do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve në sektorin e infrastrukturës dhe detyrimet tatimore.

Ç’është procesi buxhetor?

Parimet e përgjithshme të procesit buxhetor janë:

- parimi vjetor: buxheti është një ligj me fuqi të kufizuar për vitin e aplikuar. Si i tillë ai nuk mund të trashëgohet në vitin pasardhës;

- parimi i unitetit: është detyrimi që tërësia e të ardhurave dhe shpenzimeve të shtetit të figurojnë në një llogari të vetme;

- parimi i universalitetit, ngjan me parimin e unitetit, por dallohet prej tij sepse ndërsa parimi i unitetit synon të grumbullojë shpenzimet dhe të ardhurat në një dokument të vetëm, universaliteti përcakton grumbullimin në një masë të vetme të tërësisë së të ardhurave publike në bazë të së cilës duhet të llogaritet tërësia e shpenzimeve publike;

- parimi i specializimit, i referohet klasifikimit buxhetor, atij administrativ, ekonomik, funksional apo sipas misioneve dhe programeve;

- parimi i sinqeritetit dhe transparencës, synon të garantojë saktësinë e informacioneve të përdorura gjatë procesit të buxhetimit.

Shpesh këtyre parimeve u shtohet dhe parimi i ekuilibrit buxhetor, që i referohet nevojës së barazimit të të ardhurave me shpenzimet për të evituar praninë e defiçitit në buxhetin e shtetit. Nocioni i ekulibrit është më shumë një nocion ekonomik sesa buxhetor. Në të vërtetë ky nuk është si parimet e përmëndura më sipër, sepse, ai shumë rrallë respektohet. Parimi i ekuilibrit buxhetor aktualisht është bërë sfidë kryesore e vëndeve të Eurozonës.

Parimet e buxhetimit i referohen rregullave teknike tradicionale të nevojshme për një menaxhim të mirë të financave publike. Në këtë pikëpamje, ato synojnë të lehtësojnë kontrollin e parlamentit mbi shpenzimet dhe të ardhurat e institucioneve publike. Pra, ato kanë njëherësh kuptim teknik dhe politik.

Në procedurën buxhetore vjetore, apo, ciklin buxhetor (shih skemën) dallohen pesë etapa të përgjithshme. Në etapën e parë, qeveria harton projektligjin e buxhetit, Fillimisht ministria e financave jep orientimet e qeverisë, mbi bazën e të cilave dikasteret përgatisin projektet e tyre dhe është përsëri ministria e financave ajo që përpunon projektin në tërësi dhe e paraqet për vendim në qeveri. Në etapën e dytë, bëhet shqyrtimi parlamentar, i cili fillon në komisionet parlamentare, ku bëhen amendamentet dhe pastaj pas një debati të përgjithshëm dhe diskutimit të neneve të tij në seancë plenare, bëhet miratimi i projektligjit. Në etapën e tretë, ministria e financave, agjencitë e saj ekzekutive dhe organet e tjera shtetërore marrin masat për zbatimin e buxhetit të shtetit. Gjatë kësaj etape, qeveria përsëri ka mundësi, kur ajo e gjykon të nevojshme, të bëj ndryshime në buxhetin e shtetit duke iu drejtuar përsëri parlamentit. Në etapën e katërt, parlamenti kontrollon zbatimin e ligjit të buxhetit vjetor, si gjatë periudhës së ushtrimit të tij, ashtu dhe pas mbylljes së saj. Kontrolli ushtrohet kryesisht nëpërmjet raportimeve që qeveria detyrohet të paraqesë në parlament sipas kërkesave të bëra prej tij. Etapa e pestë dhe e fundit, është verifikimi i llogarive financiare nëpërmjet një organi të pavarur të kontrollit të jashtëm, detyrë kjo që në Shqipëri ushtrohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në skemën e paraqitur duken dhe cilët janë aktorët që marrin pjesë në procesin buxhetor: Qeveria, Ministria e Financave dhe Parlamenti. Procesi buxhetor është misioni kryesor i Ministrisë së Financës. Ligji organik i buxhetit përcakton detyrat dhe kompetencat e të gjithë autoriteve përkatës, përfshirë procedurat dhe afatet që zbatohen në këtë proces.

Ç’është Buxheti i Shtetit?

Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi (rreth 28% të PBB në Shqipëri)

Buxheti i Shtetit si një akt përshkrues, përcakton të gjitha linjat e të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë në një vit, si dhe një fond rezervë. Buxheti i Shtetit miratohet nga Kuvendi në ligjin e buxhetit vjetor. Duhet bërë dallimi midis ligjit të buxhetit vjetor, i cili vendos për shumat e të ardhurave dhe shpenzimeve, apo linjat e buxhetit të një viti dhe ligjit organik të buxhetit që përcakton tërësinë e parimeve, rregullave dhe procedurave të procesit buxhetor.

Buxheti i Shtetit është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave. Arkëtimet dhe pagesat e qeverisjes së përgjithshme kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar të thesarit, e mbajtur në lekë dhe në valuta të huaja. Llogaria e unifikuar e thesarit mbahet në Bankën e Shqipërisë

Arkëtimet përfshijnë të hyrat që rezultojnë nga transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, nga shitja e aktiveve afatgjata, të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat, nga frytëzimi i aktiveve në pronësi shtetërore, nga grantet nga të tretët, nga kontributet e detyrueshme, nga interesat, nga huatë, nga transaksionet financiare, etj.

Pagesat përfshijnë shpenzime që lidhen me transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, shpenzime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, për blerjen ose formëzimin e aseteve afatgjata, pagesa për huamarrje, transferta qeveritare, grante dhënë të tretëve, kontribute dhe donacione, pagesa financiare dhe të principaleve të borxhit, shpenzime për interesa, shpenzime për qira financiare, etj.

Buxheti analizohet në funksion të Klasifikimeve Buxhetore si më poshtë:

a) klasifikimi administrativ, i cili përfshin klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivelin më të ulët të njësisë shpenzuese;

b) klasifikimin ekonomik, i transaksioneve sipas natyrës dhe / ose sektorit ekonomik;

c) klasifikimi funksional, sipas funksioneve ose objektivave ekonomiko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin;

ç) klasifikimin sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

d) klasifikimin sipas burimeve të financimit

Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat. Suficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Deficiti i Buxhetit të Shtetit financohet nga huatë e brendshme ose të huaja dhe, si rregull, masa e tij nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor.

Struktura e të ardhurave

Të ardhurat (hyrjet) në buxhetin e shtetit, sipas ligjit organik të buxhetit, kanë këtë strukturë:

I.  Të ardhura nga ndihmat,

II. Të ardhurat tatimore,

III.Të ardhurat jo tatimore

Struktura e të ardhurave tatimore, qe zene mbi 90% te te ardhurave totale, së bashku me vlerat e tyre  përkatëse (në milion lekë), për vitin buxhetor 2012 janë si më poshtë:

 

Të ardhurat buxhetore në vitet 2005 – 2012


Këtu paraqitet ecuria e të ardhurave buxhetore në vitet 2005 – 2012, si në vleftë absolute (në miliard lekë), ashtu edhe për frymë referuar Prodhimit të Përgjithshëm bruto (% PBB). Vlefta e vitit 2012 është ajo në plan, ndërsa në vitet e tjera janë vlerat faktike. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



 

 

 

Si klasifikohen shpenzimet buxhetore?

Në përputhje me ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, klasifikimet buxhetore përfshijnë të paktën:

a) klasifikimin administrativ, i cili përfaqëson klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivel njësie shpenzuese;

b) klasifikimin ekonomik, i cili përfaqëson klasifikimin e transaksioneve, sipas natyrës ekonomike;

c) klasifikimin funksional, i cili përfaqëson një klasifikim të detajuar, sipas funksioneve ose objektivave ekonomiko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin;

ç) klasifikimin, sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

d) klasifikimin, sipas burimeve të financimit.

Kodet dhe emërtimet e klasifikimeve buxhetore dhe të llogarive kontabël janë unike për të secilën nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Konkretisht, në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit kemi:

A, Klasifikimin funksional, që përmban “kodin” dhe “funksionin”, si më poshtë:

Kodi Funksioni

01 Shërbime të përgjithshme Publike

02 Mbrojtja

03 Rendi dhe Siguria Publike

04 Arsimi

05 Shëndetësia

06 Sigurimi dhe Ndihma Sociale

07 Argëtimi, Kulturë & Cështjet Fetare

08 Energjia

09 Bujqësia, Pyjet, Peshkimi & Gjuetia

10 Burimet Minerare

11 Transporti dhe Komunikacionet

12 Shërbimet e tjera Ekonomike

13 Shpenzime të tjera

B. Klasifikimin Ekonomik , që përmban:

I. Shpenzimet Korrente

1 Personeli

2 Interesat

3 Shpenzimet Operative & Mirëmbajtje

4 Subvecionet

5 Shpenzimet Sigurimeve Sociale e transferta të tjera

6 Shpenzimet e Pushtetit Vendor

7 Shpenzime të tjera

II. Fondi Rezervë dhe Kontigjenca

III. Shpenzimet Kapitale

Shpenzimet buxhetore në vitet 2005 – 2012

Këtu paraqitet ecuria e shpenzimeve buxhetore në vitet 2005 – 2012, si në vleftë absolute (në miliard lekë), ashtu edhe për frymë referuar Prodhimit të Përgjithshëm bruto (% PBB). Vlefta e vitit 2012 është ajo në plan, ndërsa në vitet e tjera janë vlerat faktike. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave.

 

 

 

 

 

Struktura e shpenzimeve të buxhetit

Duke iu referuar të dhënave të buxhetit të vitit 2012, struktura e shpenzimeve paraqitet në tabelën e mëposhtme (në milion lekë) si dhe grafikisht në %:

 

 

Deficiti buxhetor dhe borxhi publik

Në kontabilitetin kombëtar, deficiti buxhetor rezulton kur të ardhurat e shtetit janë më të vogla se shpenzimet e tij, pra, bilanci buxhetor është negativ. Gjithashtu, administratat publike (tërësia e organizmave të tjera qëndrore, e qeverisjes vendore dhe e administratës së sigurimeve shoqërore) njohin një deficit publik kur shpenzimet publike për një vit janë më të larta se të ardhurat publike; pra bilanci i financave publike është negativ. Në rastin kur hyrjet në buxhet janë më të mëdha se daljet flitet për një tepricë buxhetore, rast ky që ndodh rrallë. Konkretisht, në shumicën e vendeve buxhetet publike (të matura me një periodicitet vjetor) ndërtohen në deficit.

Për të ekuilibruar llogaritë, deficiti mund të kompensohet nëpërmjet:

- huamarrjes, kjo e çvendos problemin në kohë, nevojitet besimi i kreditorëve dhe ka një kosto suplementare meqënëse duhet të paguhen interesat;

- përdorimit të rezervave paraprakisht të akumuluara prej tepricave buxhetore të realizuara gjatë viteve të mëparshme;

- rritjes së tatimeve, duke supozuar që ato nuk mbysin aktivitetin ekonomik, gjë që do të sillte uljen e të hyrave për buxhetin publik., Anasjelltas, ulja e tatimeve e ndërtuar për të stimuluar rritjen e aktivitetit ekonomik do të sillte rritjen e shumatores të të ardhurat fiskale;

- emetimit monetar;

- reduktimit të shpenzimeve publike.

Borxhi publik

Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave të maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre. Marrja e borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të hyrave për mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik shtohet çdo vit kur deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave të shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga organizmat që janë në mvartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe ato të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i vendit, sepse ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike private dhe të shtetasve të vet.

Kur borxhet e marra përdoren në mënyrë produktive për zhvillimin ekonomik të vendit, atëhere mund të jenë dobiprurëse. Në rast të kundërt kthehen në një barrë të rëndë për gjeneratat e ardhshme të vendit, të cilat do të duhet të përballojnë shlyerjen e tyre.

Borxhi publik ndahet në borxh të brëndshëm (të marrë nga agjentët ekonomikë residentë në vend) dhe borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare). Nga pikpamja e afatit të shlyerjes, borxhi publik mund të jetë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Borxhi publik më shpesh matet në përqindje të PBB. Ky tregues është ekonomikisht më i përshtatshëm se vetë vlefta e borxhit publik. Në fakt, kapaciteti i një shteti për të rimbursuar borxhin e tij është në funksion të burimeve që ai mund të mobilizojë për këtë qëllim. Burimet janë funksion i madhësisë së PBB, sepse masa e tatimeve është në përpjestim të drejtë me aktivitetin ekonomik të vendit. Pra, pesha e borxhit publik është në funksion të PBB së vendit – sa më i pasur të jetë një vend, aq më shumë mund të marrë borxh. Pason një klasifikim i vendeve sipas borxhit publik (sipas OECD), të shprehur në përqindje të PBB. Të dhënat e borxhit publik mund ti gjeni në web-in e Ministrisë së Financave.

Faqe 1 nga 212