Barroso në Kuvend: Pa Europën Juglindore, BE nuk quhet e bashkuar

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë jashtë radhe, duke i hapur dyert e tij Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse dhe inkurajuese para deputetëve shqiptarë. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, kryeparlamentari Meta, e siguroi Presidentin e Komisionit Europain, se Kuvendi shqiptar do jetë i hapur për dialog dhe gjithëpërfshirje. Meta nuk nguroi ta quajë historike, vizitën e Barrosos në Tirane

“Shqipëria dhe rajoni ynë kanë avancuar në mënyrë të dukshme drejt integrimit euroatlantik. Z. Barroso vjen sot në një vend anëtar të NATO-s dhe vizita ka një kontekst tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Më lejoni të shpreh mirënjohjen e Kuvendit për punën e palodhur të KE-së në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë për statusin e kandidatit. Kuvendi do garantojë gjithëpërfshirje dhe dialog politik. Ne jemi të përkushtuar ndaj vlerave demokratike që ka ngritur unioni, stabilitet, bashkëpunim, progres, dhe integrim. Vendimi për statusin ishte i duhur dhe pozitiv, por njëkohësisht lajm i mirë edhe për shqiptarët, por rolin që ata kanë në Ballkan. Do vijojmë të luajmë një rol stabilizues”, tha Meta.

Me të marrë fjalën, Jose Manuel Barroso vlerësoi marrjen e statusit, ndërsa i siguroi deputetët shqiptarë se Europa nuk është krejtësisht e bashkur dhe nuk ka si të jetë pa përfshirjen në të edhe të Europës Juglindore.
“Është një nder i vecanët për mua, që të flas para jush vetëm disa ditë pas vendimit historik atij për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat, një vendim të propozuar nga institucioni që unë drejtoj. Jam i kënaqur që këtë moment historik e ndaj me ju. Prej këtu fillon një fazë e re premtuese, i jep shtysë progresit të mëtejshëm se perspektiva e vendeve të Europës Juglindore është diçka reale, ne i mbajmë premtimet tona kur partnerët tanë arrijnë progres”, tha ai.

“Unë vetë kam jetuar në diktaturë për 18 vite, kam përjetuar atë shpresë që na ofronte Europa dhe BE dhe se si përfituam. Prandaj kjo është arsyeja që unë ndjehem afër jush. Ju lidhni perspektivën e aderimit me konsolidimin dhe modernizimin e institucioneve tuaja. Ky është procesi që duhet të motivoni”, tha ndër të tjera kreu i KE-së.
“Para 10 vitesh ne bashkuam Lindjen dhe Perëndimin pas dekadash ndarjesh. Nuk do jetë i plotë bashkimi i Europës pa Europën Juglindore, Nga Tirana në Sarajevë nga Beogradi në Prishtinë njerëzit e shohin BE si shpëtim”, shtoi ai.
Sipas Barrosos, një rol të rëndësishëm për plotësimin e të gjitha kushteve që duhen për tu bërë anëtare e BE-së, kërkohet angazhimi i politikës. “Mund të them se pasi kam qenë në krye të BE-së, se këto reforma ja vlejnë. Duhen gjithnjë dy vetë për të arritur rezultatet, ndaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se duhet të plotësohen detyrimet që vinë nga anëtarësimi. Unë do ju them se do ketë një vëmendje të veçantë për Shqipërinë. Dhe do ju shohin në një mënyrë më realiste, si një vend i ardhëm që do aderojë në BE. Si anëtar të këtij kuvendi, keni një rol të rëndësishëm, që të përgatiteni për tu anëtarësuar në BE. Ju nuk po i ndërmerrni këto reforma për të kënaqur BE-në, por për qytetarët tuaj. Një gjyqësor më efikas do ketë një ndikim pozitiv për shqiptarët. Aplikimi i standardeve evropiane, do jap reflektime pozitive.”-tha Barroso.
Duke u ndalur tek reformat ekonomike, sipas Barrosos ato do të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik të vendit.
“Reformat ekonomike, sado të vështira të jenë do kontribuojnë për të rregulluar stabilitetin marko-ekonomik të Shqipërisë. Më lejoni të pranoj angazhimet e Shqipërisë në reformën ekonomike, siç është ajo me FMN. Të jeni të sigurt që KE do bashkëpunojë nga afër me institucionet financiare, për të dhënë mbështetje financiare për ju. Unë besoj që roli i tyre është tepër i rëndësishëm, siç është në disa projekte të integrimit rajonal. Ndaj, unë ju uroj për angazhimet tuaja të fortë, për bashkëpunimin rajonal. Jo vetëm tregtia e lirë është n jë shtysë për bashkëpunim rajonal, ku Shqipëria luan një vend aktiv, e bën atë një vend që tërhiqet nga investitorët.
Unë mendoj se kjo tregon se Evropa, dhe BE nuk është koncept i largët, teorik, Europa jemi ne. Secili prej nesh, Shqipëria, është Evropa. integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një projekt për secilin prej nesh, për brezin tonë, pasi realizojmë një aspiratë historike. Ky është një nga mësimet më të mira sa i takon zgjerimit. Konsensusi në vend, në të gjitha partitë politike, ky konsensus është i rëndësishëm. Këtu, vinë të gjitha idetë, dhe këtu në Kuvend përfaqësohen të gjitha idetë. Kjo është salla e demokracisë. Unë e vlerësoj rolin tuaj, dhe e vlerësoj debatin demokratik. Një gjë që se kam pritur kurrë gjatë opozitës, ishte që të kisha mbështetje të qeverisë. Por, në disa sektor është e mundur që të realizohet një konsensus real, përtej pikëpamjeve politike.”-shtoj më tej Barroso.
Më tej ai shtoj se: “Ndaj, kam kënaqësi që tu them këto gjëra, ku përfaqësohen të gjitha forcat politike të vendit. Ne e kemi të rrënjosur në ADN-ën e Bashkimit Europian këtë vlerë bashkëpunimi. Unë e di, se nga përvoja se nxitja e një demokracie, do duhet shumë punë. Kurajo çdo ditë. Që do të thotë se është nevoja për të ndjekur me vendosshmëri në një rrugë të caktuar dhe se duhet ti përmbaheni rezolutës së Kuvendit. Duhet të çoni sinjalin e duhur sa i takon realizimit të platformave, për aderimin e Shqipërisë më pas në BE. Në këtë Kuvend, ju urojë për punën që bëhet, si një mekanizëm për konsultime të gjera, që më pas do çojnë në aderimin e Shqipërisë në BE. Duhet ti mbani sytë tek ky destinacion. Procesi i integrimit Europian, është një proces.
Ka qenë ky rajon, në të cilin ka filluar Lufta e Parë Botërore. Unë mendoj se ju, shumë më shumë se të tjerët, mund të kuptoni se pse procesi i integrimit kuptohet shumë nga ky. Ky është një proces paqeje, ndaj dhe BE ka marrë këtë çmim.”-bëri me dije Barroso. Barroso theksoi se Shqipëria do bëhet pjesë e Bashkimit Europian. “Unë besoj, se Shqipëria do të bëhet pjesë e bashkimit evropian, besoj se ky hap, i statusit të vendit kandidat, por tani shumica e punës varet nga ju, si përfaqësues i këtij populli, të cilin e respektojë shumë. Unë besoj se ju mund të merrni të mirat e anëtarësimit në BE, por mund të jepni dhe kontribut për të dhënë stabilitet në këtë rajon. Komisioni Europian do vazhdojë të punojë bashkë me ju, në mbështetje politike, financiare, duke ofruar miqësi, që së bashku me popullin shqiptar të shkruajmë të ardhmen Evropiane. Faleminderit!”-kështu e ka mbyllur fjalën e tij nga Kuvendi, Presidenti i Këshillit Europian, Barroso.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi