Evropa i shpall luftë “fragmentimit” të territorit

Sipas LesEchos.fr, 11 prill 2014

Komunat janë të parat që preken nga reformat. Numri i tyre po tenton të zvogëlohet në shumë vende (psh ne Greqi, Gjermani). Rajonet po i rrisin përgjegjësitë në planin ekonomik. Franca dhe Italia, jane më të vonuarat qe po  nisin reformat.

Bing bangu territorial, që po trondit këto ditë pushtetin e të zgjedhurve vendorë francezë, nuk është i vetmi në llojin e vet. Nëse Franca dhe 36.000 komunat e saj – më shumë se ne Shtetet e Bashkuara – është një përjashtim, shumë vende evropiane kanë ndërmarrë në vitet e fundit inisiativa – ndonjëherë te vështira – për të reformuar institucionet e tyre lokale. “Reformat territoriale janë intensifikuar dhe përshpejtuar nën efektin e krizës financiare. Shumë vende kanë filluar të thjeshtojnë organizimin e tyre administrativ e territorial, duke zvogëluar numrin e autoriteteve të zgjedhura, nepermjet bashkimit te njësive të qeverisjes vendore për të kërkuar ekonomitë e shkallës”, thotë analistja Isabelle Chatry në departamentin e qeverisjes dhe zhvillimit territorial të OECD. Italia, por edhe Greqia, Portugalia, Spanja, Holanda, Belgjika, Suedia hyjne ne shëmbujt e shumtë. Nëse Evropa e komuniteteve lokale nuk është uniforme për shkak të historisë, disa njësi duket se marrin më shumë përgjegjësi se të tjerët: në shumë vende, blloku i quajtur “komunal” (dmth metropolet, bashkimet ndërkomunale, etj.) dhe rajonet kanë erën në favor të tyre. Në të kundërt, nivelet e ndërmjetme të trashëguara nga e kaluara (provincat, departamentet) duken në prag të rënies apo të humbjes së pushtetit politik. Një fenomen i tillë konstatohet veçanërisht në Belgjikë dhe Itali.

Shumë reforma kryesisht prekin në nivelin e parë komunal, shpesh të akuzuar për shpenzimet më të mëdha. Në Greqi, reforma e administratës lokale e Kallikratis ka ndarë në tre totalin  e komunave. Në Gjermani, numri i komunave është zvogëluar me 7% në katër vjet. Bashkimet nganjëherë janë inkurajuar (Finlanda, Hollanda), ndonjëherë janë imponuar (Letoni, Greqi). Spanja ka hequr dorë nga bashkimet, ngaqe shumë e ndjeshme në favor të rigrupimeve ndërkomunale, që pranohen më lehtë. Në saj të këtij bashkëpunimi ndërkomunal lindin ngado metropolet (Portugalia, Britania e Madhe, etj), që kanë fuqi ekonomike dhe politike  më të mëdha.

Rajonet janë “nivel i mirë i koordinimit”

Një tjetër dukuri e zakonshme është tendenca e rajonalizimit. “Rajonet marrin më shumë kompetenca, veçanërisht në nivelin ekonomik dhe social, sepse ato janë niveli më i mirë për koordinimin midis zonave urbane dhe rurale, pasi në këtë nivel zhvillohet konkurenca ndërkombëtare, por edhe për shkak se Komisioni Evropian bën një politikë të rajonalizimit, nëpërmjet shpërndarjes së fondeve të saj,” thotë Isabelle Chatry. Shumë vende do të fillojnë të bashkojnë rajonet e tyre për të arritur madhësinë kritike (Holandë, Suedi).

Franca, ku buxhetet dhe kompetencat rajonale janë shumë të kufizuara (415 euro për frymë, kundrejt Italisë që është shtatë herë më shumë dhe dhjetë herë më shumë në Gjermani), ka filluar reformat. “Franca, si Italia, është tepër vonë në riorganizimin hartës administrative, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, që kanë filluar në vitet 1970. Për më tepër, është interesante të theksohet se denoncimi i “fragmentimit” është një argument i përbashkët për të dyja vendet,” thotë Vincent BRIANT , një studiues në Universitetin Paris-Creteil dhe specialist i komuniteteve vendore. Në shumë vende, shkrirjet dhe bashkimet kanë krijuar komunitetete më të fuqishëm, ku janë transferuar kompetenca të reja, nëpërmjet përshpejtimit paralel të procesit të decentralizimit. Ka megjithatë, përjashtime, si Hungari që ricentralizon.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi