Katastrofa elektorale e opozitës është e pazakontë

Nga Agron Gjekmarkaj, botuar Shqiptarja.com, 15 maj 2023

Katastrofa elektorale e opozites është e pazakonte në permasa deri ne kufijtë e asgjesimit por jo e pa paralajmeruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një. Marrezia dhe poshtersia krah per krah u serviren si shpresë si alternative si fitore kur në fakt me zhurmen si teneqe rrugeve kishin në ballë humbjen dhe shkaterrimin

Tek dhuna e fjales gjeje mungesen e fisnikerise. Zhgenjimi është i madh zemerimi po kaq. Gjuetia per fajtore  jashte vetes s’ka asnje vlere, nuk sheron askend. Në një hartë të tillë ndeshkimi nuk ka dobi të akuzosh kundershtarin do të ishte insistim në marrezi.

Duhet kerkuar gjithçka tek vetja, tek vetëshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek të njëjtet që vertiten në oborr pa miresine per tu hapur vend të rinjeve dhe të rinjte pa kurajo per t’u rebeluar, duhet kerkuar pergjeqesia tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dolem ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.

Partia domen i ben me faj te gjithe aksioneret e PD shume me teper trupen e saj politike.

Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtedo qe lejoji kete mentalitet të shnderrohej ne rregull.

Kjo fundosje nuk është e një viti ajo ka rrënjë të thella. Ngjarjet e kesaj kohe, çarja, perçarja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdormi i njerzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund të shihte tragjedine e opozites e ndarë në “Foltore” e “Vule”, të dyja të pandershme, e para në revansh, e dyta në mbrojtje në paaftesi per te ndertuar konceptin e një opozite te re mosperdoruese  e një vule qe i ra siper si rrase varri.

Deputetet janë produkte të votes, unë njëri prej tyre. Nuk e besoja kurrë që të mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera të tjerë të djathtë shiptarë, të nisesha e të kthehesha, të mos votoja produktet e një procesi femijë te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shumë të akuzuar prej tyre  e po kaq nga kundershtaret per të kaluaren, të refuzoja paaftesinë e vules per ti dhene vendit  dhe opozites një model të ri, kantidat dinjitoz.

Kjo nuk ka të bëjë me Pashk Gjonin i cili mbetet një person i dënjë per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.

Po pluralizmi është në rrezik sepse ne si opozite po vetevritemi. Shoqeria po ecen me shpejtesi ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevojë per nje opozite të re pa humbur mbeshtetesit e së vjetres. Opozita duhet te rithemelohet, Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skutherine e vet duhet ta ulin siparin. Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundret qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta në kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet të çlirohet nga varrmihesit e saj të vjeter apo të rinj, duhet të rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqesite nuk do të na ndahen deri në piken që tragjikja të shnderrohet në komike.

Jemi afer kesaj pike. U mund “opozita e vertete” shumë më teper se “opozita e shitur”. Por janë mundur të dyja. Njerzit duhet te protestojne qe sharlatanet të ikin nga opozita. Pasi të na bjere zemerimi duhet ti kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative. Çdo qasje tjeter ka vetem një horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje të bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e thëne “Mbreti është lakuriq”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi