Ne fokus ! Leksione per Shtetin Libraria per shtetin Dossier per Politat Publike Integirimi Europian Image Map

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Thënie për Shtetin

aristotelNjë shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.Aristotele
montesquieuShteti, domethënë një shoqëri që ka ligje.Charles de Montesquieu
220px-Börne,_LudwigNëse natyra do të kishte kaq ligje sa ka Shteti, edhe Zoti do të mund t’a qeveristeLudwig Börne
bakuninDemokracia përfaqësuese bashkon në vetvehte dy kushte kryesore të nevojshme për zhvillimin e saj: centralizimi i shtetit dhe nënshtrimi real i popullit sovran ndaj minorancës intelektuale që e qeveris, që pretendon se e përfaqëson dhe që e shfrytëzon në mënyrë të pagabueshmeMikail Bakunin
220px-RuggeroBonghiNjë burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.Ruggiero Bonghi
bismarkNjë burri të vërtetë shteti, kur ndodh t’i mungoj armiku, duhet ta shpiki atëOtto von Bismark
Harold+MacmillanKur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.Harold Macmillan
220px-Karl_PopperKemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisëKarl Popper
charles-maurras-300x187Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.Charles Maurras
woodrow-wilsonHistoria e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të ShtetitWoodrow Wilson
degaulleSi mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?Charles De Gaulle
valerypaulNëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.Paul Valéry
malatestaShteti është si feja, vlen nëse njërzit e besojnë.Errico Malatesta
voltaireAsnjëherë një Shtet i madh është formuar thjesht prej shumë shtetesh të vegjël; ai është vepër e politikës, e kurajos, dhe sidomos e kohës.Voltaire
220px-John_Stuart_MillNjë shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.John Stuart Mill
225px-HarryTrumanDetyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.Harry S. Truman

Vendos adrese E-maili:

Shperndahet nga CuriaWEB

Për të mësuar më shumë për "Kontrolli mbi Administratën" klikoni..

Kontrolli mbi Administratën


Rishikimi gjyqësor i aktit administrativ

Instituti i rishikimit gjyqësor të akteve përbën një garanci kushtetuese për shtetasit për mbrojtjen e të drejtave të tyre nëpërmjet gjykimit të drejtë publik dhe nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Kjo e drejtë sanksionohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin 42, pika 2, ku thuhet se : “Kushdo për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe interesave të tij kushtetuese dhe ligjorë…, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brënda një afati të arësyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj“. Deri në vitin 2012 çështjet administrative nuk kanë qënë caktuar në mënyrë specifike në juridiksionin e gjykatave të krijuara për këtë qëllim dhe të emërtuara si gjykata administrative. Kjo u bë e mundur vetëm pas miratimit të ligjit “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative“. Ky ligj cakton rregulla të detyrueshme për subjektet e gjykimit administrativ, organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore administrative, si dhe organizimin e gjykatave administrative.

Gjykata administrative është kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve:

- që lidhen me një veprim administrativ, pavarësisht nga forma dhe lloji i tij;

- me marrëdhëniet e punës të rregulluara nga Kodi i Punës, në të cilat punëdhënësi është një organ publik;

- me një akt nënligjor normativ të organeve qendrore apo organeve të njësive të qeverisjes vendore.

Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet, të cilat lidhen me aktet nënligjore normative, që sipas Kushtetutës, janë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese, apo shqyrtimi i të cilave, sipas legjislacionit në fuqi, është në kompetencën e një gjykate tjetër, apo sipas të cilave punëdhënësi është organi publik i barazuar. Në rast të ngritjes së këtyre padive, gjykata edhe kryesisht merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të saj apo për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve organit kompetent.

Njihen disa lloje mosmarrëveshje administrative:

- Mosmarrëveshjet administrative objektive dhe mosmarrëveshjet administrative subjektive. Janë mosmarrëveshje administrative të natyrës subjektive ato raste kur objekt shqyrtimi bëhen aktet administrative (individuale), ndërsa mosmarrëveshje administrative objektive janë ato që mund të hapen kundër akteve të përgjithshme (normative).

- Mosmarrëveshjet mbi ligjshmërinë e aktit dhe mosmarrëveshjet e juridiksionit të plotë. Në mosmarrëveshjen mbi ligjshmërinë e aktit gjykata vlerëson nëse me aktin administrativ të kundërshtuar është shkelur ligji në kuptimin material ose formal, ndërsa në mosmarrëveshjen e juridiksionit të plotë gjykata e vendos marrëdhënien kontestuese.

Në mosmarrëveshjet e juridiksionit të plotë vendimet gjyqësore janë më të shumta se në mosmarrëveshjet mbi ligjshmërinë e akteve administrative. Kjo ndodh për shkak se në mosmarrëveshje të tilla gjykata nuk kufizohet vetëm në anulimin e aktit administrativ, por vendos çështje konkrete administrative. Si rregull, ky është funksioni i gjykatave administrative.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail