Ne fokus ! Leksione per Shtetin Libraria per shtetin Dossier per Politat Publike Integirimi Europian Image Map

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Thënie për Shtetin

220px-Karl_PopperKemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisëKarl Popper
Harold+MacmillanKur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.Harold Macmillan
220px-Börne,_LudwigNëse natyra do të kishte kaq ligje sa ka Shteti, edhe Zoti do të mund t’a qeveristeLudwig Börne
voltaireAsnjëherë një Shtet i madh është formuar thjesht prej shumë shtetesh të vegjël; ai është vepër e politikës, e kurajos, dhe sidomos e kohës.Voltaire
bismarkNjë burri të vërtetë shteti, kur ndodh t’i mungoj armiku, duhet ta shpiki atëOtto von Bismark
bakuninDemokracia përfaqësuese bashkon në vetvehte dy kushte kryesore të nevojshme për zhvillimin e saj: centralizimi i shtetit dhe nënshtrimi real i popullit sovran ndaj minorancës intelektuale që e qeveris, që pretendon se e përfaqëson dhe që e shfrytëzon në mënyrë të pagabueshmeMikail Bakunin
aristotelNjë shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.Aristotele
woodrow-wilsonHistoria e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të ShtetitWoodrow Wilson
malatestaShteti është si feja, vlen nëse njërzit e besojnë.Errico Malatesta
220px-John_Stuart_MillNjë shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.John Stuart Mill
valerypaulNëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.Paul Valéry
degaulleSi mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?Charles De Gaulle
charles-maurras-300x187Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.Charles Maurras
225px-HarryTrumanDetyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.Harry S. Truman
montesquieuShteti, domethënë një shoqëri që ka ligje.Charles de Montesquieu
220px-RuggeroBonghiNjë burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.Ruggiero Bonghi

Vendos adrese E-maili:

Shperndahet nga CuriaWEB

Për të mësuar më shumë për "Buxheti i Shtetit" klikoni..

Buxheti i Shtetit


Ç’është Buxheti i Shtetit?

Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi (rreth 28% të PBB në Shqipëri)

Buxheti i Shtetit si një akt përshkrues, përcakton të gjitha linjat e të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë në një vit, si dhe një fond rezervë. Buxheti i Shtetit miratohet nga Kuvendi në ligjin e buxhetit vjetor. Duhet bërë dallimi midis ligjit të buxhetit vjetor, i cili vendos për shumat e të ardhurave dhe shpenzimeve, apo linjat e buxhetit të një viti dhe ligjit organik të buxhetit që përcakton tërësinë e parimeve, rregullave dhe procedurave të procesit buxhetor.

Buxheti i Shtetit është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave. Arkëtimet dhe pagesat e qeverisjes së përgjithshme kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar të thesarit, e mbajtur në lekë dhe në valuta të huaja. Llogaria e unifikuar e thesarit mbahet në Bankën e Shqipërisë

Arkëtimet përfshijnë të hyrat që rezultojnë nga transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, nga shitja e aktiveve afatgjata, të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat, nga frytëzimi i aktiveve në pronësi shtetërore, nga grantet nga të tretët, nga kontributet e detyrueshme, nga interesat, nga huatë, nga transaksionet financiare, etj.

Pagesat përfshijnë shpenzime që lidhen me transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, shpenzime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, për blerjen ose formëzimin e aseteve afatgjata, pagesa për huamarrje, transferta qeveritare, grante dhënë të tretëve, kontribute dhe donacione, pagesa financiare dhe të principaleve të borxhit, shpenzime për interesa, shpenzime për qira financiare, etj.

Buxheti analizohet në funksion të Klasifikimeve Buxhetore si më poshtë:

a) klasifikimi administrativ, i cili përfshin klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivelin më të ulët të njësisë shpenzuese;

b) klasifikimin ekonomik, i transaksioneve sipas natyrës dhe / ose sektorit ekonomik;

c) klasifikimi funksional, sipas funksioneve ose objektivave ekonomiko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin;

ç) klasifikimin sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

d) klasifikimin sipas burimeve të financimit

Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat. Suficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Deficiti i Buxhetit të Shtetit financohet nga huatë e brendshme ose të huaja dhe, si rregull, masa e tij nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail