Banka e Shqipërisë: Politika Monetare

Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor. Në tërësinë e saj, politika monetare përmbledh bazën ligjore në të cilën mbështetet, kuadrin teorik që përdoret për modelimin e saj, objektivin operacional të politikës monetare dhe kuadrin e instrumenteve, të cilat përdoren për përmbushjen e tyre.

Politika monetare dhe vendimet e marra në zbatim të saj i komunikohen publikut nëpërmjet këtyre dokumenteve:

  • Dokumenti i politikës monetare, që përshkruan parimet kryesore të kësaj politike, të miratuara për një periudhë të caktuar kohore.
  • Raporti tremujor i Politikës Monetare , që është instrumenti kryesor i komunikimit të politikës monetare me publikun, i cili analizon zhvillimet ekonomike, monetare dhe financiare gjatë një tremujori me qëllim vlerësimin e presioneve mbi ecurinë aktuale dhe të pritshme të inflacionit.
  • Analizat periodike , të cilat kanë për qëllim të plotësojnë tablonë e zhvillimeve makroekonomike të paraqitura në Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Këto analiza, me një periodicitet tremujor, paraqesin informacion të detajuar për zhvillimet në sektorin e jashtëm, në fushën e ndërmjetësimit financiar dhe në tregjet ndërkombëtare.
  • Publikimi i vendimeve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesit brenda 48 orëve nga marrja e vendimit.
  • Konferencat e shtypit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të komunikuar dhe për të shpjeguar vendimmarrjen e politikës monetare.
  • Publikimi i të gjitha rregulloreve dhe të akteve të tjera, që kanë të bëjnë me instrumentet e përdorura për zbatimin e politikës monetare.
image_pdfimage_print
Për të mësuar më shumë

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold Macmillan
  • Një burri të vërtetë shteti, kur ndodh t'i mungoj armiku, duhet ta shpiki atë
    - Otto von Bismarck