Ne fokus ! Leksione per Shtetin Libraria per shtetin Dossier per Politat Publike Integirimi Europian Image Map

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Konsultoni koleksionin e plotë të Revistës e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore

Thënie për Shtetin

bakuninDemokracia përfaqësuese bashkon në vetvehte dy kushte kryesore të nevojshme për zhvillimin e saj: centralizimi i shtetit dhe nënshtrimi real i popullit sovran ndaj minorancës intelektuale që e qeveris, që pretendon se e përfaqëson dhe që e shfrytëzon në mënyrë të pagabueshmeMikail Bakunin
225px-HarryTrumanDetyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.Harry S. Truman
voltaireAsnjëherë një Shtet i madh është formuar thjesht prej shumë shtetesh të vegjël; ai është vepër e politikës, e kurajos, dhe sidomos e kohës.Voltaire
valerypaulNëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.Paul Valéry
aristotelNjë shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.Aristotele
220px-Karl_PopperKemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisëKarl Popper
220px-RuggeroBonghiNjë burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.Ruggiero Bonghi
charles-maurras-300x187Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.Charles Maurras
bismarkNjë burri të vërtetë shteti, kur ndodh t’i mungoj armiku, duhet ta shpiki atëOtto von Bismark
woodrow-wilsonHistoria e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të ShtetitWoodrow Wilson
degaulleSi mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?Charles De Gaulle
montesquieuShteti, domethënë një shoqëri që ka ligje.Charles de Montesquieu
malatestaShteti është si feja, vlen nëse njërzit e besojnë.Errico Malatesta
220px-John_Stuart_MillNjë shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.John Stuart Mill
Harold+MacmillanKur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.Harold Macmillan
220px-Börne,_LudwigNëse natyra do të kishte kaq ligje sa ka Shteti, edhe Zoti do të mund t’a qeveristeLudwig Börne

Vendos adrese E-maili:

Shperndahet nga CuriaWEB

Për të mësuar më shumë për "Institucionet Financiare Ndërkombëtare" klikoni..

Institucionet Financiare Ndërkombëtare


Fondi Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është një institucion ndërkombëtar i themeluar më 22 Korrik 1944 në konferencën e Breton Woods, që sot ka 188 vende anëtare. Roli i FMN është të “nxisë bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, të garantojë qëndrueshmërinë financiare, të lehtësojë shkëmbimet ndërkombëtare, të kontribojë për një nivel të lartë punësimi, qëndrueshmëri ekonomike dhe ulje të varfërisë”. FMN ka kështu për funksion të sigurojë qëndrueshmërinë e sistemit monetar ndërkombëtar, të mbështesë bashkëpunimim monetar global dhe rritjen ekonomike, dhe të menaxhojë krizat monetare dhe financiare. Për këtë ai u jep kredi vendeve që janë në vështirësi financiare duke vënë si kusht për organizmat qeveritare të vendit, qëndrueshmërinë e sistemit të tij financiar (bankat, tregjet financiare) dhe/ose ekuilibrimin e flukseve te shkëmbimeve të tregëtisë nderkombëtare me vendet e tjera.

FMN vepron kryesisht duke dhënë hua financiare të kushtëzuara dhe këshillime vendeve anëtare që ndodhen në vështirësi ekonomike. Kushtëzimet përfshijne zbatimin e reformave ekonomike që synojnë në mënyrë të përgjithshme të përmirësojnë menaxhimin e financave publike dhe të arrijnë një rritje ekonomike të ekulibruar për një periudhë afatgjatë. Ndërhyrja e Fondit bëhet e domosdoshme në kushtet kur vendi nuk mund të rimbursojë më kreditorët e vet, ose nuk mund të paguajë shpenzimet e veta të zakonshme. Po ashtu FMN mbikqyr sistemin monetar dhe financiar boteror si dhe situatën makroekonomike dhe politikat përkatëse të vendeve anetare.

Gjatë viteve 1980 FMN ndërmorri një rol të ri kundrejt shpërthimit të krizës së borxhit në vendet e botës së tretë dhe imponoi politikat e tij ekonomike të rregullimeve strukturale dhe të luftës kundër varfërisë në shumë vende të Afrikës dhe Amerikës Latine. Me rënien e sistemit komunist, në vitet 1990 FMN angazhohet në reformimin e sistemit monetar të vendeve të Evropës lindore nëpërmjet integrimit te tyre në sistemin financiar botëror dhe një tranzicioni sa më të shpejtë drejt ekonomisë së tregut.

Ndërhyrjet e FMN kanë qënë shpesh burim kritikash dhe analizash kontroversiale. Gjate krizës financiare aziatike, e cila preku së pari Indonezinë në 1997, FMN imponoi një politikë të rreptë monetare dhe buxhetore. Shumë banka u mbyllën, gjë që provokoi, sipas disa analistëve një rëndim të mëtejshëm të krizës. Vendet e Azisë përzgjodhën strategji të ndryshme kundrejt politikave të FMN. Disa syresh, si Kina, evituan krizën duke adaptuar politikat e zgjerimit ekonomik (në kundërshtim me rekomandimet e FMN). Malajzia nuk ndoqi këshillat e Fondit dhe morri masa për kontrollin e lëvizjeve të kapitaleve, që ngjalli mjaft reagime nga FMN. Megjithatë disa vende patën një rimbëkëmbje të shpejte duke adaptuar pjesërisht masat e propozuara nga FMN, siç ishte rasti i Koresë së Jugut. Gjatë krizës aziatike disa vende u treguan tepër kritike kundrejt menaxhimit të krizës nga FMN. Japonia duke bërë kritika të hapura, propozoi krijimin e nje Fondi monetar aziatik duke deklaruar se do të kontribuonte në nivelin e 100 miliard dollarë.

Qysh prej viteve 2005 kreditet e akorduara prej FMN janë reduktuar në mënyrë drastike prej faktit të shëndetit të mirë të ekonomisë në botë dhe të vendeve të Amerikës Latine në veçanti. FMN që përnjë kohë të gjatë kishte këshilluar një liberalizim shumë ideologjik (gjatë viteve 1990), ka kaluar në një situatë të “pragmatizmit absolut”. Por në kohën kur mendohej se FMN po kalonte ditë të qeta, ridel në pah me rolin e saj në shpëtimin, kësaj rradhe, të vendeve të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.

Shqipëria është anëtare e FMN qysh prej 15 tetor 1991. Marrëveshja e parë nëpërmjet së cilës  Shqipëria ka përfituar një kredi nga Fondi, ka qënë ajo 12-mujore, e nënshkruar më datë 26 gusht 1992, në shumën 32 milione dollare. Në korrik 1993, Bordi Ekzekutiv i FMN miratoi një kredi 3-vjecare, në shumën prej 66 milionë dollarë, me qëllim mbështetjen e programit ekonomik dhe financiar të viteve 1993-1996. Ndërkaq, në vitin 1997, si pasojë e trazirave të ndodhura, FMN miratoi kredinë EPCA, për mbështetje emergjente në shumën e 13.5 milionë dollarë. Për të vazhduar me ndihmën e tij, FMN i ka akorduar Shqipërisë në vitet 1998-2001, edhe një kredi në shumën 69 milionë dollarë, si dhe një kredi të re në datën 27 janar 2006, e cila ka qënë edhe kredia e fundit 3-vjecare, me shumën prej 26 milionë dollarë. Paskësaj, marrëdhëniet e Shqipërisë me FMN, janë përqëndruar kryesisht në konsultime, të cilat janë edhe pjesë e punës monitoruese që kryen FMN.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail