Sfida e drejtësisë, shkatërrimi i “perandorisë” së krimit

Botuar në Sot, 10 gusht 2022

Një fjalë proverbiale e popullit tonë thotë: “derri do plumb sepse nuk vritet me lajme bombë e retorika pa bukë. Shqiptarët janë lodhur prej tri dekadash, duke dëgjuar demagogji pa parë asnjë vendim drejtësie, për motive krimi apo thyerje ligjesh e abuzivizëm me detyrat shtetërore. Pozita dhe opozita e shkatërruar pa din e pa iman, prej kohësh qëndrojnë në llogoret e tyre, pa një strategji bashkëpunimi për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Luftën kundër krimit e kanë bërë lajtmotiv të retorikave dhe akuzave të ndërsjellta pa fund, duke na kujtuar kalandrat e Greqisë së lashtë. Në këto duele deduksionesh midis tyre, nuk ka sentenca me vendime të besueshme politike, por vetëm varfërim idesh e mungesë vullneti për të luftuar krimin. Të gjitha zhvillimet e deritanishme, i ngjajnë një komedie qesharake, duke luajtur çdo ditë nga një akt si në filmat serial. E gjithe kjo katrahurë që i ka dhënë frymëmarrje krimit dhe korrupsionit, është produkt i kurajos së krimineleve të pandëshkuar, mbështetës të politikës së lidhur me drejtësinë formale. Të gjitha zhvillimet e deritanishme përbëjnë një karikaturë politike, që për vetë natyrën janë kontraverse ose irrelevante, sepse në se nuk ke shpifur ose fyer kundërshtarin, nuk ja ke arritur qëllimit. Këtë kino-komedi po e luajnë edhe tani, që mendojmë se kemi ngritur drejtësinë, dy protagonistët kryesorë të medializuar Sali Berisha e Ilir Meta, që kanë pushtuar hapësirat mediatike e portalet e shumta, të cilat u bëjnë jehonë “vigjërisë” së tyre, edhe pse akuzohen për zullume gjatë këtyre 30 vjetëve. Politikat e tyre të natyrës narrative, nuk kanë të ndalur edhe pse janë izoluar nga aleatët tanë strategjik, që presin të veprojnë organet kopetente të drejtësisë. Nuk jemi i vetmi shtet që përjetojmë këtë fenomen kaq të shëmtuar, që shqetëson çdo shoqëri civile moderne apo në zhvillim, siç është shoqëria jonë me një demokraci të përdhunuar nga krimi dhe korrupsioni. Themeluesit e “perandorisë” së krimit që paralizuan drejtësinë, sot bëjnë të paditurin, moralistin dhe heroin, kur kupa e tyre ka 30 vjet që mbushet me krime e hajdutëri. Ky fenomen ka bërë all’erta për Shqipërinë, sepse nuk ka patur vetëm karakter individual nga themeluesit, por kombëtar mbasi për mungesë të organeve ndëshkimore, pushtoj të gjithë jetën politike ekonomike dhe sociale të vëndit.Binomi Berisha-Meta me qëndrimet anti-drejtësi, në detyrat e tyre funksionale, me standartet që krijuan i dhanë përmasa katastrofike krimit. Tani janë hedhur në fushatë demagogjike, për të bërë sa më shumë njerëz për vete, si mburojë para opinionit dhe drejtësisë. Në daljet e tyre publike po ulërijnë se nuk ka shtet, kur dje shqiptarët i lanë në pasiguri, në mungesë mbrojtje nga shteti, në analfabetizëm funksional me arsimimim farsë, duke ngritur fakultete fantazma për shitje diplomash me në krye Kristalin. Dështimet e tyre në detyrat shtetërore e partiake, u kompromentuan me mbajtjen gjallë të revanshit, që nëpërmjet klaneve rrotull tyre, i dhanë frymëmarrje qëndrimit në detya, duke u kthyer në simbole të së keqes. Kjo bëri që ata jo vetëm të largohen me turp nga detyrat shtetërore, por të braktisen nga opinioni brënda jashtë Shqipërisë. Opozita e përçarë së bashku me Partinë e Lirisë, vazhdojnë të dhunojnë me tagrën e së kaluarës sistemin e ri që po ndërtojmë në rrugën e integrimit. Të gjithë arsenalin e idelogjisë së mbrapshtë të tyre, e kanë kthyer në moto të histerisë politike, me shantazhime, kërcënime, duke rritur rrezikun e determinizimit në të gjitha qelizat e shoqërisë. Çdo tentativë dhe përpjekje për ta nxjerë Shqipërinë nga hata e zezë.për të mos u lakuar si shumë vënde të tjera të rajonit,ku veprojnë grupe të orientuara për të frenuar integrimin,këta i quajnë dështime të qeverisë.Kjo strategji e tyre përkon me Caris “Lucky”Luciano, babai që lindi krimin e organizuar, bosi i qytetit të New Jorkut. Ai ndërtoj modelin e mafies legjendë, duke e shndërruar aktivitetin e vogël kriminal, në një ndërmarrje të madhe operuese. Një shëmbull i tillë në Shqipëri u bë biznesi mafioz i Gërdecit, ku në qëndër të tij ishte djali i ish kryeministrit Shkëlzen Berisha, që i lidhur me trafikantë armësh e municionesh, që trafikoheshin për interesa fitimi në Afganistan, shkaktoj tragjedinë më unikale në historinë e Shqipërisë. Një shëbull tjetër i kësaj natyre që po spekullohet aq shumë, u bë mbjellja dhe prodhimi i drogës në “ndërmarrjen” e Lazaratit, e cila sfidoj shtetin si aktivitet privat i kontrolluar nga PD në Tiranë. Ky aktivitet kriminal që u shtri në të gjithë Shqipërinë, u kthye në një fenomen spekullativ, që ka nxitur për vite të tëra akuzat të ndërsjellta partiake e institucionale. Këto figura në krye të opozitës së përgjysmuar dhe Partisë së Lirisë, që nuk dihet se për çfarë lirije lufton kjo parti, kur gjatë bashkëpunimit dy palësh në qeverisjen e vëndit, nuk e vunë ndonjëherë dorën në plagën e krimit. Nuk e pyetën një herë veten në detyrat e tyre, se sa funksionale është demokracia në Shqipëri?Nuk bashkëpunuan kurrë me institucionet e drejtësisë, për të nxjerë shkaktarët e tragjedive dhe vjedhjeve galopante, nga që ishin vetë protaginistë në qëndër të tyre. Si pasojë Shqipëria po vuan akoma tutelën e krimit, që po i rri si re e zezë mbi kokat e shqiptarëve. Të dy krahët e politikës duke qënë asimetrikë në raportet e tyre, nuk janë fokusuar plotësisht për t’i orientuar organet e drejtësisë, të vënë gishtin tek plaga kryesore që ka maisur Shqipërinë. SPAKU nuk u jep llogari partive as nuk jep intervista dekonspiruese, por ngjarjet tragjike në Shqiperi janë të shumta, të cilat kërkojnë operacion të shpejtë, sepse materialet me fakte e shifra nuk mungojnë. Qytetarët shqiptarë janë lodhur me demagogji, ata kërkojnë që të gjithë përgjegjësit e korporatave të krimit ekonomik të bëhen subjekt i BKH, për të zbuluar shumat e parave të fshehura në parajsat fiskale. Me të drejtë studiuesit e vëndeve të tjera, nuk thonë kot që edhe shqiptarët janë pjesë e 1%-shit.të popullsisë së botës, që zotërojnë gjysmën e pasurisë së saj, ndërsa 70%-shi ku bëjmë pjesë edhe ne, ka në dispozicion vetëm 2.7% të pasurisë. Prandaj në se duam që Shqipëria të çlirohet nga “perandoria”e krimit, drejtësia duhet ta konsideroj sfidë dhe jo lodër ekonomike, ashtu sic kanë luajtur deri tani partitë politike. Në këtë sfidë drejtësia jo vetëm do të afirmohet, por do të kthejë besimin tek shqiptarët se shteti po funksionon, në interes të sigurisë dhe aspiratave të tyre.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi